Lajmi i raportuar ‘Limaj: Po te isha une kryeminsiter, Kosova tashmë do të ishte ndër shtetet më të fuqishme në Evropë..(VIDEO) nga portali fantom ‘ourbdnews24’ në faqen e saj në Faceook ‘ Shqip 24/7 ’është rrenë  dhe është mashtrim për klikim.

Kur të klikoni për të lexuar lajmin nuk do të gjeni asnjë saktësi të asajë që shkruhet në titull, poashtu nuk do të gjeni videon e intervistës se kryetari i partisë të Nisma Social Demokrate Fatmir Limaj.

Poashtu ky lajm në titull dhe përmbajtje nuk përputhen dhe është i shpikur, sepse ky portal nuk ofron asnjë dëshmi se  kryetari i partisë të Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, të ketë dhënë një deklaratë të tillë, ashtu siç shkruan në titull, dhe këtij lajmi i mungon video e intervistë të dhënë për media.

FactChekers kanë kontaktuar me zyrën për informim të Partisë Nisma Socialdemokrate ku nga zyra për informim të Nismës Socialdemokrate,  për FactChecker -të deklaron se ‘Jo Z,Limaj nuk e ka thëne këtë.

Shpërndarja e këtij lajmi është bërë edhe nga portalet e tjera dhe në disa faqe në rrjetin social facebook, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komente ofenduese ndaj e kryetari i partisë të Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Ueb faqe që e postoi këtë lajm: barcashqip

BURIM: Zyra për informim të Partisë Nisma Socialdemokrate.

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *