Lajmi i raportuar “Haxhi kur te vim na ne Pushtet rrogat nga 1000 euro edhe vizat gati i keni o popull” në shumë media elektronike është i rrem në titull dhe përmbajtje.

Nuk është e vërtetë që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, të ketë dhënë këtë deklaratë.

Këtë e ka mohuar edhe vetë deputeti Haxhiu, i cili për Factchecker ka deklaruar.

“Nuk kam e kam dhënë unë këtë deklaratë për asnjë medium qoftë televiziv, radio, gazetë apo portal. Kjo deklaratë kinse e imja është e shpikur dhe nuk ka bazë.”

Factchecker ka hulumtuar dhe ka gjetur portalet të shumta që kanë shpërndarë këtë lajm të rrejshëm.

  1. The24hrnews
  2. Fjalet
  3. Joqnews
  4. Onlinet
  5. kosalb

Kujdes, si pasoj e këtij lajmi të rrem ka pasur debate me fjalë ofenduese dhe kërcënuese ndërmjet ndjekësve të këtyre portaleve në faqet e tyre në rrjetin social Facebook.

Vetëm njëri portal ka mbi 200 mijë ndjekës në Facebook, kujdes nga dezinformatat prej këtyre portaleve.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *