Postimi “Covid 19 nuk ka, eshte bakter qe krijon tromboz dhe sjelle vdekje te shpejte” i shpërndarë në rrjetin social Facebook është postim jo i vërtetë dhe në masë të madhe po dezinformon përdoruesit kosovar të këtij rrjeti.
Ky postim është duke u shpërndarë në shumë grupe kosovare të Facebook/ut.
Dy grupe të cilat kanë shpërndarë këtë postim janë
Pre e kësaj gënjshtre kanë ra mbi 600 persona duke komentuar dhe shpërndarë postimin në profile të ndryshme.
FactCheckerKS e ka raportuar këtë shkrim si në formë postimi ashtu edhe në formë lajmi.
Ajo se çka postimi përmbanë nuk është e vërtetë në asnjë nga pretendimet e thëna. Përmes hulumtimeve të FactCheckerKS konstatohet se nuk është e vërtetë se OBSH ka ndaluar autopsinë e personave te cilat kanë vdekur me COVID 19.
Hulumtimet e shumta lidhur me pasojat e COVID 19 bëhen pikërisht duke berë autopsinë të personat te të cilt humbin betejën me COVID 19.
Gjithashtu ky postim është duke u shpërndarë edhe në rrjetin e komunikimit Whatsapp në gjuhën shqipe.
FactCheckerKS çdo dit është duke hulumtuar mbi dezinformatat që po bëhen rreth Covid19 për të mashtruar masën kosovare.