Lajmi “Nuk ka, eshte baktèr qè krijon tròmbòz dhe sjelle vdèkjè te shpejtè” nga BlueTv është lajm jo i vërtetë.
Lajmi i cili po qarkullon në rrjetin social Facebook si në formë lajmi ashtu edhe postimi është lajm jo i vërtetë dhe po dezinofrmon me qindra lexues e përdorues të këtij rrjeti.
Në ditët e fundit ky lajm po shpërndahët edhe në rrjetin e komunikimit Whatsapp.
Lajmi ka të bëjë rreth Covid19 me pretekstin se virusi përfundimtar është gjetur në Gjermani.
Për të plasuar lajmin e rremë këta persona përdorin fotografi të doktorit shqiptar, bejnë fotomontazhe të një spitali në Itali me qëllimin që propaganda të del sa me reale.


Fotografia është e shkëputur nga Spitali Bassini në Cinisello Balsamo, afër qytetit të Milanit, Itali

Doktori Kreshnik Hajdari përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, e ka demantuar këtë lajm duke thënë së “lajmi nuk është i vërtetë dhe se nuk kam dhënë intervistë e as opinion diku”.

Përmes hulumtimeve të FactCheckerKS konstatohet se nuk është e vërtetë se OBSH ka ndaluar autopsinë e personave te cilat kanë vdekur me COVID 19.
Hulumtimet e shumta lidhur me pasojat e COVID 19 behën pikërisht duke ber autopsinë te personat te cilin humbin betejën me COVID 19.
FactCheckerKS e ka demantuar para 3 ditësh të njejtin lajm por në formë të postimit.
Burimet: Dr. Kreshnik Hajdari, WHO, Academic, Karger, Ctvnews