Lajmi i raportuar “LAJMI I FUNDIT: Për ta ndaluar hyrjen e ekipit Serb, pjesëtarët e ROSU dolën në pikën kufitar” nga mediumi ‘Gazetaprogresi’ në titull dhe përmbajtje është i rrem (FAKE).

Nuk është e vërtetë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ‘ROSU’ ka shkuar në pikën kufitare në Jarinje, dhe as nuk është e vërtetë që skuadra serbe e njohur me emrin Crvena Zvezda (Ylli i Kuq) këto ditë ka pasur të caktuar ndonjë ndeshje futbollistike me skuadrën e komunitetit serb Trepça.

Një ndeshje ka qenë e paraparë të zhvillohet me 09 tetor të vitit 2019, dhe atëherë nuk është lejuar të zhvillohet nga organet kompetente, Federata e Futbollit të Kosovës bashkë me ndihmën e Policisë së Kosovës, ndërsa këtë vit jo.

Poashtu foto e publikuar nga ky medium është e datës 09 tetor të vitit 2019. Pra lajmi i publikuar nga ky medium është i rrem dhe jo aktual.

Këtu e gjeni linkun ‘insajderi’ dhe datën se kur është tentuar të luhet ndeshja e Kupës së Serbisë në territor të Kosovës, ndërmjet Trepça – Crvena Zvezda.

Ky lajm i raportuar dhe i shpërndarë në faqen me emrin e Ushtrisë së Kosovës, ka marr shumë reagime nga ndjekësit të cilët kanë rënë në lajthitje nga ky medium.

Kujdes nga lajmet e tilla sepse vetëm kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve për përfitimet e tyre.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *