Faqja “Gjithçka Interesante” në rrjetin social është faqe mashtruese ku prodhon dhe shpërndanë shumë lajme të pavërteta dhe propaganda brenda ditës.

Kjo faqe është krijuar me datën 25 Janar 2013 dhe menaxhohet nga pesë (5) persona me vendndodhje katër (4) nga Maqedonia dhe një (1) nga Gjermania.

Edhe pse menaxhimi vie nga jasht kufijve të Kosovës, target mashtrimi kanë lexuesin nga Kosova.

Faqja e thirrur me përshkrim “gjithcka interesante dhe argetuese…” ka mbi 200K pelqime dhe ndjekës, të cilët dezinformohen me lajme të rreme ku brenda pak orësh shpërndahën lajme me të njejtën temë por të kundërtame njëra tjetrën.

The24hrnews.com” është website nga i cili prodhojn lajme.

“Gjithçka interesant” shpërndanë lajme nga ky website, pra nga the24hrnews ku shkurtesa “hrn” është Health Line Nutrition. Web/i nga Qershor 2018 deri në Nëntor 2019 ka postuar këshilla për ushqim të shëndetshëm në gjuhën angleze.

Kjo faqe e menaxhuar me bazë në Maqedoni gjatë këtyre dy viteve kanë hapur katër webpage të ndryshme të cilat i kanë shfrytëzuar për periudha të ndryshme kohore.

Faqja “Gjithçka Interesante” nga 4 Janar 2019 deri me tani ka shfrytëzuar për prodhimin dhe shpërndarjet e lajmeve nga këto website:

1.            Nga 4 Janar deri me 11 Shkurt 2019 kanë shfrytëzuar rrefimeanonime.com

2.            Nga 11 Maj 2019 deri me 26 Gusht ka qenë në shfrytëzim website/i alb-zone.site. Ndërsa nga 10 Mars -10 Maj 2019 e kanë shfrytëzuar albzone.NEWS.

3.            Nga 12 Mars 2020 deri me 6 Maj 2020 kanë shpërndarë lajme nga website/i albzones.com i cili me tani është i mbyllur.

4.            Ndërsa nga 27 Tetor 2020, the24hrnews ka filluar të postoj lajme të rrejshme në gjuhën shqipe.

Në hapësirat kohore në mes të hapjes dhe mbylljes se website/ve, faqja ka postuar foto dhe tekste me përmbajtje kryesisht humoristike.

FactCheckerKS ka hulumtuar mbi lajmet që i prodhon dhe i shpërndanë ku konstaton se për vetëm 24 orë, Gjithçka Interesante, ka publikuar 26 lajme fake.

Disa nga lajmet fake:

Nuk është e vërtetë se deputeti Daut Haradinaj të këtë thënë ketë gjë. FactCheckerKS e ka demantuar lajmin me përmbajtje të njejtë me datën 4 Nëntor.
Kryeministri Hoti nuk ka deklaruar për këtë se çfarë lajmi e thotë si dhe lajmi cilësohet edhe Clickbait përshkak se lajmi nuk përmbanë video kështu vetëm shtyen lexuesin drejt klikimit.
Lajmi përveç që nuk është i vërtetë është edhe Clickbait. Shtyen lexuesin për të klikuar ku realisht nuk ekziston video brenda tekstit.

Këto lajme janë kryesisht për personalitetet politike në Kosovë dhe target mashtrimi dhe dezinformimi kanë lexuesin nga Kosova.

Shumë prej këtyre lajmeve përvec që janë të pavërteta janë prodhohen edhe lajme kontradiktore kështu duke nxit lexuesin të komentoj dhe të shpreh paknaqësi për ndonjë personalitet politik.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *