Lajmi i raportuar’ Albin Kurit: Do të tërhiqem plotësisht e përgjithmonë nga kjo politikë e keqe dhe do të vazhdoj jetën në Norvegji’ në portalin ‘Gazeta Aktive’ në titull dhe përmbajte është rrenë dhe mashtrim vetëm sa për të klikuar.

Portali ‘Gazeta Aktive’ nuk ofrojnë asnjë dëshmi se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurit:’Do të tërhiqem plotësisht e përgjithmonë nga kjo politikë e keqe dhe do të vazhdoj jetën në Norvegji’, ashtu siç shkruan në titull dhe nuk përmban ndonjë burim zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa kur të klikoni për të lexuar lajmin nuk do të gjeni deklaratën  e Albin Kurtit, por aty do të lexoni shkrim të sajuar nga vetë portali.

Factchecker gjatë hulumtimit nuk ka gjetur ndonjë deklaratë zyrtare të Albin Kurtit, poashtu ka kontaktuar zyrën për informim të Partisë Lëvizja Vetëvendosje, ku Përparim Kryeziu zëdhënësi i LVV-së  për FactChecker’s deklaron se ’Kjo nuk është deklaratë e z. Kurti’.

Ky është demanti që është bërë për Factchecker rreth këtij lajmi të raportuar nga portali’Gazeta Aktive’, pra nuk është i konfirmuar nga ky medium.

Burim: Përparim Kryeziu- zëdhënës i LVV-së

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *