Lajmi i publikuar ‘Thaçi: Për të mirën e vendit, unë duhet të vazhdoj të jem president..(VIDEO)– nga portali ’Gazeta Aktive’ ku i mungon video dhe është mashtrim sa për të klikuar.

Në titull shkruhet se brenda lajmit është video e deklaratës së Presidentit Hashi Thaçit, por kur të klikoni ju nuk do të gjeni videon.

Portali ‘Gazeta Aktive’nuk ofrojnë asnjë dëshmi se Presidenti Thaçi kishte dhënë një deklaratë të tillë ashtu siç shkruan në titull, poashtu i mungon burimi i intervistë të dhënë për mediat e Shqipërisë.

Factchecker gjatë hulumtimit nuk ka gjetur ndonjë deklaratë zyrtare të Presidentit, Hashim Thaçi, poashtu ka kontaktuar zyrën për informim në presidencë të cilët e kanë mohuar, duke e cilësuar si lajm rrem.

Ky portal sipas hulumtimeve të Factchecker rapoton lajme të rrem ndaj personaliteteve kosovare .

BURIM: Zyra e Presidentit të Kosovës

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *