Lajmi “Khabib Po gruan e kam shqipëtare myslimane dhe jam krenar për këtë, nuk e kam fshehur kurrë” nga portali ‘gazetaprogresi’ dhe me faqen e saj të Facebook-ut ‘ Gazeta Arberia ‘ është i pavërtetë në titull dhe përmbajtje dhe mashtrim sa për të klikuar.

Kur të klikoni për ta lexuar lajmin ju do e vëreni se teksti brenda nuk përmban asnjë të vërtetë, poashtu mungon deklarata e kampionit të yllit i arteve marciale(Kik Box) -Khabib Nurmagomedov.

Fakt se Khabib Nurmagomedov dhe Patimat Nurmagomedova janë çeçenë dhe mysliman, ku lindën dhe u rriten në fshatin Sildi. Fshati Sildi është në rajonin Tsumadinsky, RSSA Dagestan, një republikë autonome brenda në Bashkimin Sovjetik Rus.

Poashtu fshati Sildi është shumë i vogël dhe pothuajse të gjithë të tjerët atje kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, babai i Khabib, në një nga intervistat për gazetën ruse ‘Sport-Express ’, përmendi se gruaja e Khabib është e afërm e tij e largët dhe ajo në të vërtetë kishte mbiemrin Nurmagomedova edhe para se të martohej me Khabib.

Factchecker gjatë hulumtimit dhe ka gjetur se zonja në foton nuk është gruaja e Nurmagomedov. Emri i saj është Olga Buzova është një prezantuese televizive në Rusi.

Ndërsa një fotografi e fytyrës së gruas së Khabib nuk u tregua kurrë për publikun dhe është e mbrojtur në mënyrë rigoroze.

Pra, vetë Khabib kurrë nuk flet ose poston fotografi të gruas të tij në rrjetet sociale ose diku tjetër,

Ndërsa në Twitter të portalit’ CONAN Daily’ është postuar një fotografi e Khabib dhe gruas së tij, por kjo ende nuk është e konfirmuar nga Khabib dhe kjo çështje mbete diskut bile

BURIMET: sport.ro, THESUN, khabibmcgregor, peoplepill.com, conandaily, megacam, Sport-Express

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *