Faqja ‘Gjithçka nga Zvicra’ në rrjetin social Facebook, është duke vazhduar të mashtroi përdoruesit kosovarë.

Kjo faqe përsëri ka publikuar një lojë shpërblyese të rrem që për qëllim ka përfitimet personale dhe rritjen e faqes.

Video e publikuar është mashtrim sa për të klikuar dhe shpërndarë, e që kur t’i bëni këto veprime ju nuk do të fitoni asnjë (IPHONE).

Loja shpërblyese e publikuar nga ‘Gjithçka nga Zvicra’ kërkon nga qytetarët të  komentojnë “UNË” dhe të DËRGOJNË një mesazh në faqen e tyre.

Factchecker ka hulumtuar dhe ka gjetur se ky postim është vetëm një mashtrim sa për të promovuar faqen e tyre, shpërblimet kurrë nuk do i merrni, në momentin që ju veproni sipas udhëzimeve të kësaj faqe përfitojnë vetëm ata që e kanë shpërnda këtë mashtrim.

Kujdes, nga këto lojëra mund t’iu vidhen edhe të dhënat personale.

Nga kjo faqe preh kanë ra 434 persona që kanë komentuar dhe e kanë pëlqyer mbi 230 ndjekës dhe një shpërndarje.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *