Lajmi “300 EURO do ti marrin përfituesit e skemës sociale për 3 muajt e ardhshëm” nga STAR është lajm jo i vërtetë.

Është fakt se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar përfituesit e kësaj kategorie se do të marrin dyfishin për tre muajt e ardhshëm pra për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor.

Këtë njoftim MPMS e ka bërë përmes një shkrimi për Front Online.

Nuk është e vërtetë se si asistencë sociale shtes do të marrin nga 300 euro por do e marrin dyfishin pra nëse një familje një anëtarshe ka marrë asistencë sociale prej 60 euro tash do të marrë 120 euro dhe nëse një familje është 15 anëtarëshe dhe merr 180 euro atëherë për këta muaj sipas MPMS-së do të marrë 360 euro.

Çdo dizinformatë e sajuar për përfitime personale ku qëllimi është të dëmtohet opinion publik do të demantohet nga FactCheckerKS.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *