Lajmi i raportuar ’Bilanci i COVID-19 në Kosovë, mbi 2100 raste aktive’ nga portali ’Sinjali’ në titull dhe përmbajtje është i PASAKTË.

Nuk është e saktë se ‘Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 87 mijë e 147 raste me COVID-19 nga 87 mijë e 147 persona të testuar’. Raportimi i lajmit nuk i referohet asnjë institucionit përkatës që gjurmon rastet e COVID-19 dhe, duke shënuar numër të gabuar të dhënave, dhe tregon se ‘Kurse, numri i të shëruarve ka shkuar në 15 mijë e 88, ndërsa 55 prej tyre janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i rasteve aktive në Kosovë është 2 mijë e 192’.

Kur të klikon për të lexuar lajmin, brenda shkrimit do të shihni që titulli dhe përmbajtja e tekstit nuk përputhet me raportin e institucioneve që merren me COVID-19, IKSHPK, OBSH,   dhe Google.

FactChecker ka hulumtuar dhe ka gjetur se në ‘Gogle Covid-19 trakcer’ raportohet se, në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 17,943 raste aktive me COVID-19 , të shëruar 15,088 665 rate të vdekjes.

OBSH‘,  raporton se në Kosovë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 17,714 raste aktive dhe 653 vdekje .

IKSHPK,’ raporton se në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej raste pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve gjithsej të shëruar 15.088 kurse të  663 raste të vdekjes. Sipas hulumtimeve tona del se asnjëra nuk jep të dhëna të sakta për rastet aktive të COVID-19 në Kosove, por numri i rasteve aktive sillet rreth 17,943.

Ndërsa e gjithë këto dhëna na tregojnë se nuk është vërtet që në Kosovë janë 87 mijë e 147 me SARS-CoV-2.

BURIMET: Gogle Covid-19 trakcer OBSH IKSHPK

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *