Lajmi i raportuar “Haradinaj: ‘Krejt Kosova Mi Jap Ka 1 Euro, I Kthejm Ato 2 Milion Në Vend.’ – (VIDEO).” nga portali ‘gazetaprogresi’ në titull dhe përmbajtje është i rrem.

Kurt të klikoni në lajm ky portal nuk iu ofron asnjë dëshmi rreth kësaj deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas hulumtimeve të Factchecker nuk është gjetur asnjë fakt apo deklaratë e Haradinajt të ketë thënë se “Krejt Kosova Mi Jap Ka 1 Euro, I Kthejm Ato 2 Milion Në Vend”, ashtu siç pretendohet nga portali ‘gazetaprogresi’.

Factchecker ka kontaktuar zyrtarët e AAK-së, të cilët e kanë mohuar dhe e kanë cilësuar si lajm të rrem, poashtu kryetari Haradinaj sipas tyre nuk ka folur me këtë gjuhë për skandalin e para disa ditësh rreth avullimit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kur të klikoni për të lexuar lajmin do ta vëreni që nuk është i vërtetë duke u bazuar në raportin e shkruar nga ky portal.

Portalet që e kanë publikuar këtë lajm janë:

  1. Targeti
  2. Promakale
  3. Gazetaprogresi

Burim: Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *