Lajmi i raportuar nga portali ‘Promakale’ me titull “E Pranon Ky Person I Njohur Ne LDK, Albini Ka Me Na Mujt Krejtve Neve Ne Zgjedhjet E Ardhshme VIDEO”, është mashtrim sa për të klikuar.

Kur të klikoni për të lexuar lajmin e plot do e vëreni se nuk figuron emri i zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, poashtu i mungon edhe video si dëshmi e deklaratës së zyrtarit.

Ky lajm sipas hulumtimeve të factchecker del të jetë i shpikur, ku titulli dhe raporti brenda nuk përputhen.

Lajmi është shpërndarë nga faqja ‘Post Lajmee’ e cila ka mbi 90 mijë ndjekës, dhe kryesisht ka lajme të rreme, mashtrime sa për klikim.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *