Lajm i raportuar “Vjedhja e 2 milionëve është punë e shtetit dhe jo turli magarit” në portalin’ ‘gazetaprogresi’ me faqen e saj të Facbookut si ‘ Gazeta Arbëria’ është rrenë dhe mashtrim sa për të klikuar, poashtu titulli dhe përmbajtja e tekstit nuk përputhen.

Fakt, është se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në postimin e tij në rrjetin social të FaceBook-ut  ka bërë reagim ‘Partisë Demokratike të Kosovës pasi po kërkon dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami pas skandalit ku 2 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit’.

Postim i plotë i reagimit të Isa Mustafës

Në titull thuhet se Isa Mustafa, kryetari i Partisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës  ka deklaruar “Vjedhja e 2 milionëve është punë e shtetit dhe jo turli magarit”, por Factchecker ka hulumtuar për të gjetur një deklaratë të tillë mirëpo nuk ka gjetur.

Poashtu kemi kontaktuar edhe me zyrën për informim të LDK-së të cilën ka thënë se Mustafa nuk është lëshuar asnjë herë në deklarata të tilla, ndërsa kanë shtuar se një deklaratë e tillë nuk është në gjuhën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.   

Kujdes ky portal ‘gazetaprogresi’ me faqen e saj të Facbook-ut si ‘ Gazeta Arbëria’ vazhdimisht shpërndan lajme të rreme.

BURIMI: Zyre e informimit të LDK ‘së, Isa Mustafa

(Faqe zyrtare e rrjetit ‘social-Facebook’-Isa Mustafës)

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *