Lajmi i publikuar Dhjetori Do Të Jetë I ‘Tmerrshëm’ Do Të Marr Jetën Gjithë Personave Të Kësaj Moshe, Ja Kush E Thotë’ nga portali ‘Lajmi Ditor’ dhe me faqen e facebook-ut ‘24NEWS’ është raportim i pasaktë.

Kur të klikon për të lexuar lajmin, brenda shkrimit do të shihni që titulli dhe përmbajtja e tekstit nuk përputhet me raportin e Institutit të Matjes Vlerësimit dhe Shëndetit –IHME.

Fakt është se Institutit i Matjes Vlerësimit dhe Shëndetit –IHME, paralajmëron se Dhjetori do të vlerësohet se përafërsisht me 30,000 vdekje për çdo ditë, ndërsa dimri do të kthehet në Hemisferën Veriore.

Factchecker ka hulumtuar rreth këtij lajmi dhe ka gjetur raportin e Institutit Kombëtarë të Matjes Vlerësimit dhe Shëndetit –IHME,

Ku IHME raporton;

Përkthimi në shqip:

Dhjetori vdekjeprurës vlerësohet me gati 30,000 vdekje çdo ditë ndërsa dimri kthehet në Hemisferën Veriore.

Përmes masave të udhëzuara si të tilla mbajtja e maskës dhe kufizimet e mbledhjeve shoqërore, që nga tash deri në 1 janar mund shpëtojë afër 770,000 jetë, parashikoi Instituti Kombëtarë për Matje dhe Vlerësime Shëndetësore (IHME) në Institutin Shëndetësor të Universitetit të Uashingtonit.

‘Vdekjet kumulative të pritura nga 1 janari janë 2.8 milion, kjo është rreth 1.9 milion më shumë nga tani deri në fund të vitit. Vdekjet ditore në dhjetor mund të arrijnë deri në 30,000, raporton instituti.’

Këto parashikime për herë të parë në të gjithë botën sipas vendeve, ofrojnë gjithashtu një parashikim të frikshëm, si dhe një udhërrëfyes drejt lehtësimit nga COVID-19 që udhëheqësit qeveritarë si dhe individët mund të ndjekin,” tha Drejtori i IHME Dr. Christopher Murray. “Ne po përballemi me mundësinë e një dhjetori vdekjeprurës, veçanërisht në Evropë, Azinë Qendrore dhe Shtetet e Bashkuara. Por shkenca është e qartë dhe provat janë të pakundërshtueshme: mbajtja e maskave, distancimi shoqëror dhe kufizimet e mbledhjeve shoqërore janë jetike për të ndihmuar në parandalimin e transmetimit të virusit. ”

Pra, për më shumë raportin e plotë të Institutit të Matjes Vlerësimit dhe Shëndetit e gjeni në këtë link; IHME

BURIM: IHME

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *