Lajmi i publikuar ‘Lajmi Fundit:PDK Pritet Ta Shkarkoj Hotin, Deputeti PDK-Së Jep Njoftimin’ në portalin ‘Post Lajme’ është lajm i pasaktë, sepse kur të klikon për të lexuar lajmin, brenda shkrimit shohim se titulli dhe përmbajtja e tekstit nuk përputhen. 

FactChekers kanë kontaktuar me zyrën për informim të Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi -zëdhënësi i PDK – së për FactChecker deklaron. “Ky lajm është i pavërtetë, sepse PDK nuk merr vendime hakmarrëse, por janë të përqendruar në shtet-ndërtim’’

Fakt është se deputeti i PDK’së Sejdi Hoxha, ka reaguar pas shkarkimeve të tre drejtorëve nga kryeministri Avdullah Hoti, por sipas deklaratës së Partisë Demokratike të Kosoves ‘gjithë janë të lirë të shprehin mendime personale, kurse  kryesia merr vendime dhe gjerë më tani, nuk është folur për këtë temë”.

Burim: Avni Bytyqi -zëdhënësi i PDK-së

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *