Lajmi i raportuar “Përdorën mjete plasëse, hajnat tentuan ta plaçkisin Bankën Raiffaisen në Ferizaj” nga portali ‘FrontOnline’ foto nuk është e filialit ku ka ndodhur ngjarja.

Fakt është se sot ka ndodhur një shpërthim në filialin e bankës ‘Raiffaisen’ në qytetin e Ferizajt, ku dyshohet për tentim plaçkitje, mirëpo foto është vendosur e një filiali tjetër e jo të asaj ku ka ndodhur ngjarja.

Factchecker ka hulumtuar dhe ka siguruar foton e saktë nga vendi i ngjarjes te filiali ku ka ndodhur shpërthimi.

Fotot e parë është nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi ndërsa e dyta është e publikuar gabim nga portali ‘FrontOnline’, e cila është vendosur në lajmin e raportuar.

Lajmi flet për shpërthimin e mjeteve plasëse në një filial të bankës ‘Raiffaisen’ por foto nuk paraqet vendin e saktë se ku gjendet kjo pikë e bankës në Ferizaj.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *