Lajmi i raportuar “Mos bëni ashtu se gjithçka po incizohet” del transkripti i përplasjes Komshiq-Dodik për Kosovën” në gazetën ‘Bota Sot’ dhe në disa media të tjera kosovare si, ‘GazetaExpress’ dhe ‘GazetaInfokus’ është mashtrim për klikim.

Është fakt transkripti i publikuar nga mbledhja e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ku është votuar për njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Por, titulli dhe transkripti i publikuar nga mediat kosovare nuk përputhet dhe është cilësuar si mashtrim për klikim.

Kur të klikoni mbi lajmin për të lexuar tekstin brenda nuk do e gjeni askund citatin që është vendosur në titullin e lajmit.

Në tekst shkruhet për një pjesë të transkriptit që është përkthyer në gjuhën shqipe, mirëpo kjo pjese “Mos bëni ashtu se gjithçka po incizohet” nuk është përmendur askund në brendësi të lajmit.

Mediat më shumë kanë publikuar monologun ndërmjet Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq, por pa e cituar askund se kush e ka thënë citatin që është vendosur në titull të lajmit.

Mediat që e kanë publikuar këtë lajm:

  1. Bota Sot
  2. GazetaExpress
  3. GazetaInfokus

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *