Lajmi i raportuar “Merkel trondit ballkanin, Shqiptarët duhet të kenë një shtet” në portalin ‘Lajmenoy’ është i rrem.

Kur të klikoni në lajm nuk do e gjeni asnjë link apo adresë se ku e ka thënë këtë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Factchecker ka hulumtuar rreth këtij lajmi dhe nuk ka gjetur askund një deklaratë të tillë, apo ndonjë konferencë me gazetarë të kancelares gjermane ku mund të ketë folur për shqiptarët.

Factchecker publikon linqet e konferencave të fundit që i ka mbajtur kancelarja Merkel, por askund nuk ka folur rreth çështjes së Ballkanit Perëndimor, apo të ketë theksuar gjë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Linqet:

https://www.dw.com/en/brexit-angela-merkel-urges-both-sides-to-keep-negotiating/a-55299842 https://www.dw.com/en/eu-summit-leaders-agree-to-extend-brexit-talks-defying-london-deadline/a-55287370

Ky lajm i rrem është shpërndarë edhe si storie në youtube, ku deri më tash është parë nga më shumë se 4 mijë persona, dhe ka mbi 100 pëlqime.

youtube

Portalet që e kanë shpërndarë këtë lajm janë:

  1. Radioprojekt
  2. Lajmenoy

Gjetjet nga hulumtimet e Factchecker kanë arritur të vërtetojnë se ky portal me këtë tekst më shumë ka trilluar, duke mos u bazuar në asnjë fakt.

Poashtu si Factchecker iu rekomandojmë që lajmet e publikuara nga portali ‘Lajmenoy’ mos të merren si të vërteta, sepse pjesa dërrmuese e lajmeve janë të rreme apo trillime dhe nuk kanë fakte.

Këtë lajm e kanë shpërndarë shumë qytetar në profilet e tyre në Facebook.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *