Faqja “Veç me Albin Kurtin Kryeminister” në rrjetin social Facebook si dhe me website “Post Lajme”, prodhon dhe shpërndanë lajme të rrjeshme dhe clickbait.

Faqja është krijuar me datën 5 Shtator 2019 me emrin “Albin Kurti Kryeminister” dhe me pastaj me datën 29 Mars 2020 ndryshon në “Veç me Albin Kurtin Kryeminister”.

Kjo faqe menaxhohet nga 5 persona me vendndodhje 4 nga Kosova dhe një personit nuk i shfaqet lokacioni.

Duke përdor emrin e Kryetarit të Vetëvendosjes propagandojnë me ngjarjet e përditshme në Kosovë kështu duke përfituar për interesa personale.

FactCheckerKS ka hulumtuar dhe analizuar lajmet që shpërndahen në këtë funpage dhe ka konstatur se kjo faqe është FAKE dhe CLICKBAIT.

Vetëm për 24 orët e fundit kjo faqe ka shpërndarë 15 lajme fake e clickbait. Kështu ka dezinformuar mbi 29 mij ndjekës në rrjetin social Facebook.

P.S. pothuajse në çdo titull ceket se lajmi ka video por brenda teskstit lajmi nuk përmbanë video.

Disa nga lajmet fake dhe clickbait:

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *