Lajmi i raportuar “Lajmi i fundit! Ariu su.lmon një person në Kukës, me pl.agë në kokë e këmbë, i p.lagosuri ndez zj.arr për ndihmë” në portalin ‘Inmagazine24’ është një vit i vjetër.

Fakt është, por kjo ngjarje ka ndodhur më 20 tetor të vitit 2019, në vendin e quajtur Sasat në fshatin Nangë të Kukësit.

Emri i të sulmuarit nga ariu është Ekrem Onuzi, i cili edhe pse kishte plagë në fytyrë dhe trup ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, Onuzi është shëruar dhe i është kthyer punës së tij si bari.

Burimet: Dosja.al

Ky lajm është shpërndarë nga faqja ‘Lajme’, e cila vazhdimisht është duke shpërndarë lajme të vjetra.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *