Lajmi i raportuar “Kosovari shkon të marrë 10 euro nga Trusti, hargjon 13 euro rrugës!” i raportuar nga portali ‘Portali-lexo’, në titull e përmbajtje është i rrem dhe mashtrim për klikim.

Brenda në tekst nga portali është shkruar se kinse një qytetar ka shkuar t’i tërheq 10 euro që i kanë takuar prej 10 për qindëshit na Trustit, kjo e bënë lajmin e rrem pasi ende nuk ka filluar shpërndarja e këtyre mjeteve.

Nuk është e vërtetë se ka nisur dhënia e 10 për qindëshit nga ‘Trusti’ i kursimeve pensional të Kosovës.

Fakt është se vetëm në lexim të parë ka kaluar draft-ligji dhe endë nuk është proceduar në kuvend që më pas të procedohet për votim nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Linku i votimit katër ditë më parë që është votuar në lexim të parë, pra me 12.10.2020, draft-ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Rtklive

Ky lajm çorienton qytetarët që janë duke pritur që të kaloi edhe në lexim të parë.

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *