Lajmi ’THAÇI SHKOI NË SHBA PËR TË SHFUQIZUAR GJYKATËN SPECIALE?’ i raportuar në portalin ‘lajme.icu’ në titull dhe përmbajte është mashtrim vetëm sa për të klikuar dhe i pasktë.

Portali ‘lajme.icu’ e paraqitur në FACEBOOK si faqe e titulluar ’Inn Albania’, nuk ofrojnë asnjë dëshmi lidhur me pretendimet se Thaçi shkoi në SHBA për të shfuqizuar gjykatën speciale, ashtu siç shkruan në titull dhe nuk e ka asnjë burim të deklaratës së ”Në një postim në Facebook, pjesëtarë të familjes së Haki Imerit, kanë komentuar vizitën e Presidentit Hashim Thaҫi në SHBA’.

Brenda lajmit nuk gjendet postimi i plotë i pjesëtarëve të familjes së Haki Imerit, ndërsa aty do të lexoni vetëm një përshkrim që supozohet të jetë shkrim-Postim i pjesëtarëve të familjes së Haki Imerit.

Fakt është se para ca ditësh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në Bruksel dhe nga Brukseli shkoi në vizitë në SHBA.

Factchecker-KS gjatë hulumtimit ka gjetur ku presidenti Thaci është takuar me disa nga zyrtarët shtetëror amerikan, dhe është takuar me shqiptarë që janë pjesë e lobit Shqiptaro-Amerikan.

Ky lajm është publikuar edhe nga këto portale:

BotaSot

REALITETI

BURIM: RTK3

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *