Lajmi i raportuar “Hoti: Partia e ka privilegjuar Vjosa Osmanin, por një ditë ajo do të kthehet” në gazetën ‘Bota Sot’ titulli është mashtrim për klikim.

Fakt është se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në emisionin ‘Ballkan’ i cili transmetohet në mediumin nga Shqipëria, “abcnews”, ka folur rreth deklaratës së Vjosa Osmanit, ish-kandidates për kryeministre nga Lidhja Demokratike, e cila pati thënë se tashmë përfundimisht janë ndarë rrugët me LDK-në, pas shkarkimit të Osmanit nga të gjitha funksionet që i kishte brenda partisë.

Por, Hoti këtu flet për privilegjet që janë bërë nga LDK për të, Vjosa Osmanin dhe për disa figura të tjera të reja, mirëpo kur të klikonin në lajmin që është publikuar nga gazeta ‘Bota Sot’ në tekst do të lexoni shtjellimet e disa deklaratave të tjera që janë bërë nga kryeministri në emisionin ‘Ballkan’.

Në krejt tekstin ju mund të lexoni një rresht ku shkruhet, “Lexo edhe: Largimi i Vjosa Osmanit? Hoti: Partia e ka privilegjuar, një ditë do kthehet, derën e ka hapur”, dhe jo deklaratën e plotë të dhënë nga Hoti për Osmanin.

Shih pjesën e intervistës, pyetja nga moderatorja dhe përgjigjja nga kryeministri Hoti.

Video e shkëputur nga intervista ku kryeministri, Avdullah Hoti, flet për Vjosa Osmanin

Nga gazeta ‘Bota Sot’ si duket lajmi është marrë nga mediumi shqiptar “abcnews”, por i është ndërruar titulli për t’i mashtruar lexuesit sa për të klikuar në lajm.

Prandaj titulli dhe teksti nuk përputhen dhe është cilësuar si mashtrim për klikim.

Burimi: abcnews

By P S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *