Faqja’KosovoMobile’ në rrjetin social Facebook është faqe mashtruese vetëm për klikime dhe për përftimit materiale.

Kjo faqe ka publikuar një shkrim si; ‘Dërgo mesazh në faqen tonë dhe fito iPhone X FALAS  Përshëndetje të gjithve, për 15 vjetorin e kompanisë tonë, vendosëm të shpërblejmë me IPHONE X 150 njerëz të parë të cilët na dërgojnë një mesazh në faqen tone’  ku kërkon nga qytetarët të  komentojnë ‘KOMENTO “UNË” DHE NA DËRGO NJË MESAZH’. Pra, është e qartë se kjo faqe është e krijuar vetëm për qëllime të mashtrimit, e cila i ka në shënjestër përdoruesit kosovar të rrjetit social.

Fakt është se postimi është vetëm një mashtrim i krijuar për të promovuar një faqe të veçantë në Facebook, pra faqen ‘KosovoMobile‘.

FactChecker-Ks  në vazhdimësi ka identifikuar dhe raportuar mashtrime të këtij lloji.

FactCheckers -Kosova

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *