Postimi nga Gazeta Inpress lidhur me një fotografi të një pacienti i semur dhe një pëllumb është informacion jo i saktë.

Fotografia është shpërndarë nga kjo gazetë vendore ku ka dezinformuar shumë qytetar.

“Imazhi viral që daton që nga viti 2013 është marrë nga Loannis Protonotarios, i cili konfirmoi për The Quint se historia e ndarë së bashku me foton nuk ishte e vërtetë” – The Quint.

“Kjo foto është bërë në 19 Tetor 2013 në Repartin e Kardiologjisë të Spitalit të Kryqit të Kuq të Athinës, Greqi. Babai im ishte një pacient atje dhe ai po ndante dhomën me këtë burrë në foto. Ndërsa isha ulur pranë shtratit të babait tim vura re këtë zog që ishte ulur në majë të këtij njeriu që ishte në gjumë. Ishte ulur atje për një kohë të gjatë, kështu që unë bëra një foto. ” Ioannis Protonotarios

E njëjta histori e rreme është shpërndarë në gjuhë të ndryshme të botes në rrjete sociale!

Burimet: The Quint, Flickr

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *