Faqja “KosovoMobile” në rrjetin social Facebook është faqe mashtruese dhe për target ka shoqërinë kosovare në këtë rrjet social.

Faqja në fjalë është krijuar me datën 21 Maj 2020 me emrin Kosovo Cosmetics dhe me pastaj me datën 1 Tetor 2020 e ka ndërruar emrin në KosovoMobile.

KosovoMobile me përshkrimin “Porosi Online në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni ju mirëpresim si STAFF garantojm cilsi dhe efektshmëri të produkteve tona . Produktet tona janë të testuara klinikisht dhe dermatoligjikishtë”. Me ndërrimin e emrit të faqes harrohet edhe të ndërrohet pëshkrimi se për çka kjo faqe shërben.

Kjo faqe ka arritur të marrë mbi 1700 pelqime dhe ndjekës.

Ka vetëm një postim dhe është i kategorisë “lojë shpërblyese” i publikuar me datën 10 Tetor 2020 por që është mashtrim.

Pre e këtij mashtrimi kanë ra mbi 140 persona duke shpërndarë postimin në profilet e tyre.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *