Faqja “Dërgo Mesazh dhe Fito” është faqe mashtruese ku për target ka përdoruesit Kosovar të rrjetit social Facebook.

Kjo faqe është krijuar me 25 Gusht 2020 dhe menaxhohet nga një person me vendndodhje në Kosovë.

Faqja në fjalë ka mbi 4 mij pelqime dhe ndjekës.

Ka vetëm katër (4) postime ku dy janë të datës 7 tetor dhe dy të datës 8 tetor 2020. Të gjitha postimet janë mashtrime të llojit “lojë shpërblyese” duke ra pre e këtij mashtrimi mbi 1mij persona duke komentuar dhe shpërndarë postimin në profilet e tyre.

Menaxhuesi i faqes iu replikon me fjalët “Jeni njeri nga fituesit, na dergoni nje mesazh ne faqen tone”.

FactCheckerKS ka raportuar shumë mashtrime të tilla që po bëhen në rrjetin social Facebook dhe iu kërkojmë të jeni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që bëhen nga persona të caktuar për fitime vetanake.

By A Rr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *