Lajmi i raportuar nga portali gazetaexpress është jo plotësisht i saktë në titull dhe në përmbajte.

Nuk qëndron pretendimi që mbijetuarit e etheve tropikale, ose siç njihet Dengue Fever, sëmundja që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave, nuk rrezikohen nga  Covid 19.

Fakt është se mediumi reuters ka publikuar lajmin me titullin ‘’ Exclusive: Study suggests dengue may provide some immunity against COVID-19(Ekskluzive: Studimi sygjeron se tropikalet mund të sigurojë një farë imuniteti kundër COVID-19.

Ku reuters raporton;‘’Një studim i ri që analizoi shpërthimin e koronavirusit në Brazil ka gjetur një lidhje midis përhapjes së virusit dhe shpërthimeve të kaluara të etheve tropikale që sugjeron se ekspozimi ndaj sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat mund të sigurojë një nivel të imunitetit kundër COVID -19. Studimi është botuar para shqyrtimeve në serverin e printimit MedRxiv dhe do t’i dorëzohet një reviste shkencore.’’

FactChecker gjatë hulumtimit ka gjetur se, tema rreth imunitetit kundër pandemisë CIVID-19 janë diskutabile.

Mediat të cilët e kanë publikuar këtë lajm:

1.periskopi

2. sot.com

BURIMET: reuters, MedRxiv

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *