Lajmi i publikuar nga portali mekulipress me titull ‘’Hidhet në treg llamba e parë ultraviolet që vret koronavirusin’’ është lajm i pasaktë, sepse duke u bazuar  në të dhënat e kompanisë USHIO , tregon qartë se kjo  llambe ultraviolet që vret koronavirusin  nuk është ne shitje dhe se  kompania ‘Ushio është krenare për prezantimin e serisë Care222®,  të linjës  së  modulit  llambës  së filtruar  laserike ‘’ UV-C  të tensionit të lartë 222nm’’  e cila do të shërbej për aplikime të reduktimit të mikrobeve.

Fakt është se edhe WHO deklaroi se një llambe ultraviolet nuk është e aplikueshme për  largimin e virusit nga duart  apo pjesët   tjera të trupit të njeriut.  

Po ashtu fakt është se, në bashkëpunim  David J. Brenne-Universiteti Kolumbian ‘Qendra për Kërkime Radiologjike’ dhe kompania USHIO janë duke punuar për  të funksionalizuar një  llambë të tillë mirëpo gjer tani nuk ka asgjë  konkrete.

FactChecker gjatë hulumtimit ka gjetur se, kjo temë për  llambën ultraviolet është  diskutabile.

 BURIMET : USHIO, WHODavid J. Brenner – Columbia University Center for Radiological Research

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *