Lajmi i raportuar nga media Press Com ”Urime, Lajm i madh sa erdhi nga Gjermania: Ja kur do të hiqen vizat për shqiptaret ” konstatohet se është lajm i rrem ku realisht, çështja e liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës është ende ne proces diskutimesh.

Fakti, se Gjermani që nga fillimi ishte pro liberalizimit , ku Peter Beyer por krahas kësaj çështja e liberalizimit të vizave është ende në procese diskutabile , ku mbështetja për lëvizjen e lirë për kosovarët raportohet se është e top temë brenda Parlamentit Evropian, por është Këshilli Europian që me sa duket nuk dëshiron të ecë përpara me zbatimin e kësaj teme. Kjo është për shkak të shqetësimeve të shteteve të shumta në lidhje me lejimin e një lëvizjeje të tillë ku ndërlidhjet e regjimit rregullator nuk janë ende gati.

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në negociatat e Trojkës për të ardhmen e Kosovës, ne një postimi të tij në Twitter, Ischinger shkruan “Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Shumë e vonuar – Besueshmëria e BE-së është në diskutim! ” Këtij shkrimi të postuar nga Ischinger iu është rikthyer Peter Beyer, duke komentuar “njerëzit e Kosovës meritojnë të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të besueshme”. “Ischinger ka absolutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime të urryera. Liberalizimi i vizave tani! ” shkroi Beyer.

 

Burimi : europeanwesternbalkans,  schengen-visa.com , euronews.al , twitter 

           

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *