Faqja “Në Kohë” është  krijuar me 24 Korrik 2013, dhe menaxhohet nga 4 persona ( 3 nga Maqedonia dhe 1 nga Suedia).

Faqja “Në Kohë” ne platformën mobile duket qe shpërndan lajme të Portalit “ NË KOHË”, por në të vërtetë shpërndan lajme te “VALENTAL INFO”, kjo mund të konstatohet nëse ju e hapni version “desktop” të kësaj faqe.

Foto e Drew Barrymore keqpërdoret për lajmin “Ndihmë Ju LUTEM / Vëllau më përzuri nga shtëpia pasiqë nuk kam burrë”.

Fotot e Bahar Sahin keqpërdoret për lajmin “Ja emri i vajzës 14 vjecare nga Gjilani që mbeti shtatëzëne me djalin e dajës së saj”.

Ne te gjitha “lajmet” ftoheni që të  “hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!”,  pamje të cilat realisht nuk ekzistojnë po mundësojnë që të rriten fitimet e personave që posedojnë dhe menaxhojnë me faqen dhe “portalin”.

Nuk përjashtohet se mund të ketë dhe motive tjera përveç motivit ekonomik, duke u nisur nga fakti se askush nga Kosova nuk figuron që menaxhon me faqen/portalin, gjersa janë të targetuar lexuesit nga Kosova.  

Nga 27  lajme te postuara brenda 24 orëve, 21 janë lajme të rrejshme dhe 5 lajme janë te huazuara nga mediat tjera.

Lajmet e sakta

  1. Korona nuk është asgjë”, Bill Gates paralajmëron një krizë tjetër më të rëndë që po i afrohet botës
  2. Arbana Xharra: ‘Ku shkruhet në Kuran se femrat duhet të mbulohen o psikopata’?
  3. Gjenerali i Millosheviqit apel qeverise serbe, më lironi vetëm 48 orë nga burgu dhe unë e kthej Kosovën nën Serbi 
  4. Gjermania bën eksperimentin e rrezíkshëm, tri koncerte me 4.000 njerëz dhe ja se sa u infektuan? 
  5. Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë emigrantët/ Ka të bëjë me dokumentat
  6. Ne mes te Koronavirusit! Greqia jep lajmin e mirë për shqiptarët 

Lajmet e rrejshme ;

  1. Hoxhallarët pisa Shqipëtar paguhen nga serbet, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri
  2. Arbana Xharra, Ternaves: o Naim, Mos i ínfekto fëmijët e këtij populli se sna duhen medrese e xhami!
  3. Kryeministri Hoti: ‘Ramushi e Albin ‘Kinxhi’ sën e mbrojnë Kosovën, Un jam njeri i Amerikës’ 
  4. Kryepeshkop malazez: Boll gënjyem e mashtrum, dëshmoj dhe deklaroj se Allahu është 1 dhe Muhamedi është i dërguari i tij?
  5. Hashim Thaçi: ‘Se marr vesh kah i vjen kjo urrejtje Albinit për flamurin dhe kombin shqipëtar’? 
  6. Fahri Xharra: ‘Asht dasht Millosheviqi ta “zhduk” me temel gjithë racën e pist arabe nga Kosova’?
  7. E turpshme / Ja emri i vajzës 14 vjecare nga Gjilani që mbeti shtatëzëne me djalin e dajës së saj (CLIKBAIT & FOTO E GABUAR & PJESERISHT I SAKTË)
  8. Pamje nga aksídenti ku një person humbi jetën në autostradën “Arbën Xhaferi”  (CLICKBAIT)
  9. Thaçi: ‘Unë kur isha kryeministër, të gjithë të rinjëve i gjeta punë, e tash nuk kam çka i boj’
  10. Mustafa Nano ‘Turpëron’ veten: Kosovarët kan gjak serbi dhe nuk jan shqipëtarë të pastër si ne? 
  11. Ndihmë Ju LUTEM / Vëllau më përzuri nga shtëpia pasiqë nuk kam burrë, ‘Na ke mbet në der…’ më thonë? (FAKE – FOTO E GABUAR)
  12. Ish agjenti i SHIK-ut / Dikur ishte truprojë e Thaçit, Ja çka thotë ai tash për Hashimin! 
  13. Hashim Thaçi: “Serbët po luten që une të largohna prej politike, sepse vetëm mua ma din tuten”
  14. Gjenerali i Millosheviqit apel qeverise serbe, më lironi vetëm 48 orë nga burgu dhe unë e kthej Kosovën nën Serbi 
  15. Albërie Hadërgjonaj: ‘Më erdhi burri dhe para syve puthte me shumë ëndje një vajzë, ndoshta i shkoi në mend të bënim t…’? – CLICKBAIT
  16. ‘Tronditet Kosova: “Villat që i kan ble në shtetin zvicëran me vlerë milionëshe dalin në shesh nga gazetarja zvicerrane
  17. Hapja e kufijve me Europën / Vjen lajm i keq për vendin tone (CLICKABAIT)
  18. Përhajr na koftë! Nga sot vlen për qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani
  19. ‘Të Lumtë Marin’ Zbulimi për shqipëtarët që ‘t ronditi’ gjithë Europën, kurse Sërbia kërkon arrestimin e tij urgjentisht?
  20. Melihate Tërmkolli: ‘Krejt Vetëvendosja jan ‘Bylbyla’ që menxi presin tja japin Kosovën serbeve
  21. Me zemër të thyer të varfërit ikin nga Kosova me mesazh: ‘Hajeni Kosovën e mos u ngopshi kurrë o banda matrapazë  (CLICKBAIT)

Burimet; Justjared, Bahar Sahin , Dafina Eshrefi, Personat e Apostrofuar, Faqet Zyrtare te Personave të Apostrofuara, Mediat Online

By mh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *