Nuk është e vërtet qe është zbuluar një virus i ri ” D614G më infektues se COVID-19”. D14 paraqet mutacionin e i Koronavirusit Sars Cov “ i cili ka shkaktuar Pandeminë COVID 19.

Hulumtimi shkencor “D614G Spike Mutation Increases SARS CoV-2 Susceptibility to Neutralization” i publikuar me 14 Korrik 2020 në MEDRXIV konstaton se
“Proteina SARS-CoV-2 Spike” fitoi një mutacion D614G herët në pandeminë COVID-19 që duket se i jep infeksionit më të madh të virusit dhe tani globalisht është forma mbizotëruese e virusit.”

Hulumtimi “Could the D614G substitution in the SARS-CoV-2 spike (S) protein be associated with higher COVID-19 mortality?” i publikuar në ScienceDirect ne koorik 2020 konstaton se
“është gjithashtu e besueshme që mutacionet SARS-CoV-2 janë përgjegjës për pabarazitë e dukshme të shkallës së vdekjes në të gjithë botën” por “aktualisht te dhënat që lidh përbërjen gjenetike të SARS-CoV-2 me vdekjet mungojnë.”

Hulumtimi “Does the D614G mutation in SARS-CoV-2 spike protein result in the virus being more susceptible to neutralization by the host?” i publikuar nga Imunopaedia konstaton se
“Mutacioni D614G në proteinën e SPIKE të SARS-Co-V2 u përshkruar kohëve të fundit, dhe tani është bërë forma dominuese virale në qarkullimin global, dhe gjithashtu është treguar se rezulton në infektivitet më të madh viral.”

Atë qe mund te konstatohet nga hulumtimet e gjertanishme është se Koronavirusi Sars Cov 2 ka pësuar mutacionin D614G duke ber kështu koronavirusin më infektive, dhe kjo është forma dominuese e koronavirusit prezent në bote i cila ka shkaktuar pandeminë COVID 19.

Burimet; Sciencedirect, Immunopaedia, Medrxiv
#FactCheckerKS

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *