Fakt është se studimet e gjertanishme ende nuk japin të dhëna të kënaqshme sa i përket rolit të fëmijëve në përhapjen e COVID 19.
Por, fakt është se fëmijët infektohen dhe bartin Koronavirusin Sars Cov 2.

Një studim i fundit nga Korejae Jugut, i publikua nga CDC “Contact Tracing during Coronavirus Disease Outbreak, South Korea, 2020” prej 5,706 personave të infektuar dhe 59.073 kontaktet e tyre gjetën që fëmijët nën 10 vjeç transmetojnë më rrallë tek të rriturit ndërsa ata midis moshës 10 dhe 19 vjeç përhapin Koronavirusin Sars Cov 2, si dhe të rriturit.

Hulumtim “An analysis of SARS-CoV-2 viral load by patient age” ku Studiuesit në Berlin testuan më shumë se 3,700 pacientë COVID-19, përfshirë 127 individë nën 20 vjeç. Studimi zbuloi se në krahasim me të rriturit, fëmijët mbartnin të njëjtën ngarkesë virale, një sinjal ky i mundësisë së përhapjes se infektimit. Në hulumtim ceket fakti se numër i vogël i rasteve te regjistruara te fëmijëve me COVID 19 ka të bej me faktin se shumica prej tyre e kalojnë sëmundjen e kalojnë pa simptoma apo simptoma te buta.

Sa i përket infektimit te fëmijëve me Koronavirusin Sars Cov 2 OBSH deklaron ;
“Ajo që dimë për COVID-19 dhe fëmijët
Të dhënat nga vendet individuale dhe një përmbledhje e kohëve të fundit të COVID-19 te fëmijët sugjerojnë që fëmijët raportohen më rrallë si raste sesa të rriturit, dhe se infeksioni në përgjithësi shkakton sëmundje të butë. Sëmundja e rëndë për shkak të COVID-19 shihet rrallë tek fëmijët, megjithëse ka pasur raste të rralla të sëmundjes kritike. Roli i fëmijëve në transmetim mbetet i paqartë dhe të dhëna shtesë janë të nevojshme, përfshirë edhe nga sondazhet sero-epidemiologjike të shtresuara në moshë. Deri më tani, ka qenë të pakta institucione arsimore të përfshira në shpërthimet e COVID-19, por nga këto studime, duket se transmetimi i sëmundjes lidhej kryesisht me ngjarjet shoqërore të lidhura me të jeta shkollore apo universitare dhe jo transmetimi brenda klasave. Këto studime sugjerojnë gjithashtu se prezantimi i virusit ishte me gjasë nga një anëtar i rritur i stafit. Studimet që përdorin të dhëna të modeluara theksojnë rëndësinë e epidemiologjisë lokale në vendimmarrje, por gjithashtu të mos mbështetjes në masat shkollore si ndërhyrje të pavarura.
OBSH do të azhurnojë këtë dokument kur më shumë informacioni bëhet i disponueshëm dhe ndërsa mësimet vijnë nga vende të ndryshme për rihapjen e shkollave.”
Fakt është se OBSH deklaron se “fëmijët raportohen më rrallë si raste sesa të rriturit, dhe se infeksioni në përgjithësi shkakton sëmundje të butë” gjersa sa i përket përhapjes se COVID 19 deklarojnë se “Roli i fëmijëve në transmetim mbetet i paqartë dhe të dhëna shtesë janë të nevojshme, përfshirë edhe nga sondazhet sero-epidemiologjike të shtresuara në moshë”.
Për me shumë OBSH në pjesën “Q&A: Schools and COVID-19” , në pyetjen
“Sa është periudha e inkubacionit tek fëmijët?”
Përgjigja është
“Periudha e inkubacionit për fëmijët është e njëjtë si tek të rriturit. Koha midis ekspozimit ndaj COVID-19 dhe kur fillojnë simptomat është zakonisht rreth 5 deri në 6 ditë, dhe varion nga 1 deri në 14 ditë.”

Mund të konstatohet se OBSH ne asnjë rast nuk ka konkluduar se “FËMIJET NNUK E MARRIN COVID 19” gjersa roli i fëmijëve në transmetimin e COVID 19 është ende i paqartë!

CDC – Qendra për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes në çështjen “Fëmijët dhe COVID 19” deklaron;
“COVID-19 është një sëmundje e identifikuar rishtazi e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Shkencëtarët ende mësojnë se si përhapet, si ndikon tek fëmijët dhe çfarë roli mund të luajnë fëmijët në përhapjen e tij. Të dhëna të kufizuara në lidhje me COVID-19 tek fëmijët sugjerojnë që fëmijët kanë më pak të ngjarë të marrin COVID-19 sesa të rriturit, dhe kur marrin COVID-19, ata zakonisht kanë më pak sëmundje serioze sesa të rriturit”.

Buimet; WHO- Q&A: Schools and COVID-19, CDC – School Decision-Making Tool for Parents, Caregivers, and Guardians, Smithsonianmag-com, CDC-gov-eid-article, Zoonosen-charite-de
#FactCheckerKS

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *