Lajmi se Zelanda e Re ka mbi 100 ditë me asnjë raste të infektuar është JO I SAKTË!

Fakt është se nga data 06 gjer me 10 Gusht 2020 nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID 19.
Me datën 11 Gusht 2020 është raportuar 1 (një) rast, gjersa me datën 12 Gushte 2020 janë raportuar 4 raste të reja me COVID 19.

Gjersa WHO raporton 1238 raste në total të infektuar me Sars Cov 2, dhe 14 raste të reja pozitive me COVID 19.
Dhe Worldometer raporton 1 589 raste të konfirmuara me COVID 19 ,dhe 10 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë se Zelandës se Re me datën 13 Korrik 2020 në ora 21 00 raporton se numri total i rasteve të konfirmuara me COVID 19 është 1 239, dhe 14 raste te reja pozitive. Numër kaq të madh të infektuarve Zelanda e Re nuk ka regjistruar nga 15 Prilli 2020.

Personat e regjistruar pozitiv me datën 13 Gusht 2020, janë persona kontakti të familjes 4 anëtarësh me banim në Auckland që kanë rezultuar pozitiv me datën 12 Gushte 2020.

Por, Zelanda e Re ka raportuar raste të reja me COVID 19 dhe gjate muajit Korrik, dhe në muajin Gusht 2020 ;

• Me datën 1 Gusht 2020 dy raste pozitive
• Me datën 2 Gusht 2020 tri raste pozitive
• Me datën 3 gusht 2020 dy raste pozitive
• Me datën 5 Gusht 2020 dy raste pozitive

Burimet; WHO; Worldometer, Health-gov-nz, Smh-com-au
#FactCheckerKS

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *