Imazhi i Natalies është shfrytëzuar nga Ministria e Mbrojtjes se Federatës Ruse dhe Mediat Ruse, për promovimit e “Vaksinës Ruse”!

Imazhi i Natalies duke u vaksinuar është shfrytëzuar dhe si “Imazh i Vajzës se Putinit” –FAKE

Ajo qe mund te konstatohet është se kemi pasur “20 Vullnetar” të cilët kanë marr dy komponenta të “Vaksinës Ruse”.
Komponenta e par e Vaksinës është dhënë me 23 Qershor 2020 , dhe komponenta e dytë 20 dit pas me 13 Korrik 2020.

Televizioni Rus “Новости на Первом Канале” me datën 23 Qershor 2020 poston lajmin për testimin e “Vaksinës Ruse” tek 20 vullnetare”. Duke potencuar “Ky është grupi i dyte”

Më 13 Korrik Mediat ruse kanë raportuar
“Alexander Gunzburg, drejtor i Qendrës Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, njoftoi përfundimin e fazës së parë të testit të vaksinës së koronavirusit. Faza e dytë, tha ai, do të zgjasë deri më 28 korrik, pas së cilës do të paraqitet një kërkesë për regjistrimin e ilaçit.”
Video e Natalias është postuar dhe ne Twiter, me tekstin shoqërues
“20 pjesëmarrës në eksperimentin nga grupi i dytë i vullnetarëve në spitalin Burdenko u injektuan përbërësi i dytë i vaksinës së koronavirusit. Ata ndjehen mirë.”

Më 14 korrik 2020 Televizioni Rus “Tass” raporton për injektimin e komponentës së dytë, 20 dit pas injektimit te komponentës së par të “Vaksinës Ruse” !

Edhe pse pjesërisht, mediat rusi i referohen “grupit te dyte” e asnjë raste nuk ka te dhëna për “grupin e par”. Ajo qe prezantohet është NUMRI i 20 VULLNEARËVE ku NATALIA është imazhi i testimit dhe “VAKCINËS RUSE” për një numër te madhe te personave dhe “Vajza e Putinit duke marr Vaksinën Ruse”

“Vaksina Ruse”- e gatshme me testimin e 20 vullnetarëve brenda 35 dite!

Burimet; Ministria e Mbrojtës se Federatës Ruse, TV5, Tass-ru, Tellerreport, Youtube , Newstube-ru, Novosti na Pervom Kanalu,
#FactCheckerKS

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *