Lajmi “Pasi disa u ankuan për mashtrim rreth varrosjes se viktimave me covid19, prokuroria urdhëroi të hapen varret, dhe ato rezultuan të ishin bosh, thjesht mashtrim.” – FAKE

Lajmi i rrejshëm –FOTO , i cili ka qarkulluar gjate muajit Maj 2020, për arkivole te zbrazura i janë atribuuar Manaous -shtetit i Amazonas, e cila është një nga pesë shtetet braziliane me numrin më të madh të të infektuarve. Foto tregon një arkivol bosh me një jastëk, por fotografia është nga viti 2017 dhe i referohet një hetimi për një mashtrim të sigurimit të jetës që ndodhi në qytetin e São Carlos në São Paulo.

Kjo foto me të njëjtin lajm të rrejshëm ri sjellët nga Faqja “Portali Kosova”, si ngjarje –lajm që është duke ndodhur ne Kosovë!

Burimet; Pleno. News , Portal5, Portaldoholanda.com.brasil, #FactCheckerKosova

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *