COVID 19 Vaksina “Ruse” – FACTS&FICTIONS

Ne garën për Vaksinën kundër Koronanvirusit Sars Cov 2 , është dhe Rusia.
Gjer me tani nuk kemi te dhëna shkencore për vaksinën, dhe nuk kemi verifikim nga ndonjë pale e tret e pavarur shkencore të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e Vaksinës kundër Koronanvirusit Sars Cov 2.
Aprovimi i shpejt i paralajmëruar i vaksinës ngre shumë dyshime lidhur me besueshmërinë dhe rreziqet që mund të bart një Vaksinë e pa testuar plotësisht në pajtim me standardet shëndetësore.

Fazat e përgjithshme të ciklit të zhvillimit të një vaksine janë:
• Faza eksploruese
• Faza paraklinike
• Zhvillimi klinik
-Faza e par e testimi klinik
-Faza e dytë e testimi klinik
-Faza e tret e testimi klinik
-Faza e katërt, e mundshme pas aprovimit dhe licencimit te Vaksinës
• Rishikimi dhe miratimi i rregullatorit
• Prodhimi
• Kontrolli i cilësisë

Shembull ne tanimë jemi të njoftuar për fazën e tret të testimeve klinike te Vaksinës, e njohur si mRNA-1273, e cila bashkë-zhvillua nga Cambridge, kompania e bioteknologjisë me bazë në Massachusetts, Moderna, Inc., dhe Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
Faza e tret e testimi klinik , i cili do të zhvillohet në vendet e kërkimit klinik në Sh.B.A, pritet të regjistrojë afërsisht 30,000 vullnetarë të rritur që nuk kanë COVID-19.

Burimet; WHO, CDC, NIH
#FactChekerKS

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *