Ilaçi nuk bën mrekulli dhe nuk shëron Koronavirusin për 2 dite!
Ky lajm është ricikluar dhe për te njëjtin lajm kemi raportuar me 23 Mars 2020!

Fakt është se Genentech, me 19 Mars 2020 fillon testim të Fazës III për të vlerësuar ilaçin e tij të artritit në treg Actemra® (tocilizumab) si një trajtim për të rriturit me COVID-19 me simptomatologji të rëndë.

Fakt është qe Qeveria Kineze (18 mars 2020) ka deklaruar se ilaçi i gripit (AVIGAN – Favipiravir) i zhvilluar nga një kompani e grupit Fujifilm Holdings është efektive kundër koronavirusit të ri.

Testimet klinike te kryera mbi 200 pacientë në spitalet në Wuhan dhe Shenzhen, kan dhene rezultatet pozitive. Ku pacientët e trajtuar me favipiravir shërohen nga ethet në 2.5 ditë mesatarisht, simptomat e kollitjes gjithashtu u përmirësuan brenda 4.6 ditëve, gjersa vetëm 8.2 % kan pasur nevojë për pajisje respiratorë!

Përkundër rezultateve pozitive Qeveria Japoneze është e rezervuar sa i përket përdorimit dhe efekteshmeris se ilaçit (AVIGAN – Favipiravir).

Burimi; Genengnews(.)com Genentech Launches Phase III Trial of Actemra as Coronavirus Treatment
March 19, 2020

By e h

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *